Nga Ballkani në Mesdhe; çaj (magjistare siciliane) dhe luleradhiqe për të përballur ndryshimin e stinës!
Marsi ka një klimë të bukur pranverore ku nuk mungojnë ndryshimet e temperaturës jo vetëm gjatë ditës por edhe kur udhëtojmë; nga autobusi plot me njerëz ose ndezja paraprake e kondicionerit. Shkurt, sikur dimri të mos ishte i mjaftueshëm, duhet të rimarrim forcat dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë për të pasur një trup të shëndetshëm dhe të bukur!
Ka shumë bimë me efekte "të mrekullueshme", domethënë, efekte që mund të shihen menjëherë, por në të njëjtën kohë shumë të rrezikshme nëse nuk dini ekuilibrin e duhur, mes dozës dhe kohës së përdorjes. Për këtë arsye mendova për dy bimë shumë të rëndësishme, të lehta për t'u përdorur dhe pa marrë rreziqe.
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Sideritis herba ose Çaj / Sicilian Stregonia / Tea Shepherd's
është një bimë nga e cila përdoren ghethet me ngjyrë të verdhë dhe të thatë. Vetitë e tij, aroma dhe shija e ëmbël rrjedhin nga prezenca e lartë e taninave dhe substancave të hidhura. Ka qënë përdorur që në antikitet si një bimë që shëron çdo lloj dhimbje. Përdorimi i saj për qindra vjet e ka ndihmuar në studimin dhe testimin e saj rrjedhojë për të cilën këshillohet edhe për fëmijët, kjo jo vetëm për mungesën e efekteve kolateral por edhe për mungesën e teinës. Rekomandohet si antioksidues, tonik, ekspektorant (në raste ftohje dhe probleme të frymëmarrjes), anti-stres dhe anti-ankth.
Përgatitja bëhet duke shtuar një lugë gjelle çaj të tharë dhe të copëtuar në një gotë me ujë të valë për 15-20 minuta, duke trazuar herë pas here. Nëse, nga ana tjetër, ju keni pjesëne e kërcellit atëherë lëreni të vloj në ujë të valë për disa minuta dhe pastaj të pushojë për 15-20 minuta. Rekomandohet tre deri në katër herë në ditë. Mund të mbahet në thermus pasi nuk degradohet. E njëjta gjë për fëmijët ku rekomandohet shoqërimi me djath të bardhë.
Luleradhiqe
është një bimë ku përdoret rrënja e tharë ndërsa në kuzhinë gjethet. Rrënjët e saj të thata përdoren si diuretik dhe kolagog të mirë, si dhe laxativ dhe antioksidantë. Ato janë të pasura me acid oczfenilacetik dhe acid diocycinamic, choline, taraksastirol dhe alkaloide omotaraksastitol, kripërat pottassium, dylli, substancat e hidhura të taracsacin. Rekomandohet në rast të pamjaftueshmërisë të veshkave dhe të mëlçisë edhe në rastet e dhimbjes për shkak të pranisë së kripës, duke ulur dhimbjen dhe lehtësimin e simptomave. Natyrisht asgjë nuk zëvendësuar kujdesin mjekësor. Kohët e fundit gjendet pothuajse në të gjithë çajrat dobësues sepse përmirëson pamjen në rstin e celulitit duke ulur vlerat e kolesterolit në gjak.
Përgatitet një dekot duke zier një lugë gjelle në 2 gota me ujë të vluar dhe e lëmë të vlojë për 15 minuta. Rekomandohet si Çaji.
Commenti
Posta un commento