Dy maskera të thjeshta që të mos kesh më puçrra!
Puçrrat janë nje problem jo vetëm estetik por edhe një tregues i shkallës së shëndetit të personit. Ato janë presente jo vetëm tek një i ri por edhe tek një lëkurë e pjekur derisa dëgjojme: Më kanë dalë rrudhat, por aknet nuk shkojnë! Pa përmendur puçrrat me pus e cila është një tjetër ndërlikim shumë i vështirë!
Këto kanë si shkaktarë shumë faktorë; por në përgjithësi tek adoleshentët e deri ne moshën 23-24 vjeç janë kryesisht hormonale dhe zakonisht largohen me kohën duke ju dhenë rëndësinë e duher sepse mund të keqësohen; zakonisht kthehen çdo muaj për vajzat ndërsa të djemtë kur rruhen. Për lëkurën jo të rre, puçrrat në fytyrë janë një rrjedhojë e shkaktarrëve të brëndshëm, të cilët duhet të përballohen seriozisht, sepse ato mund të jenë hiperkolesterolemi, diabet, cikël të parregullt, ilaçet anxiolytik ose vetëm një dietë e keqe e varfër në ujë dhe e pasur me yndyrna shtazore, sheqer dhe kafe. Gabimi që duhet të shmanget në absolutë është larja e përsëritur me sapun, pasi reagimi i kësaj çon në një rritje të sebos dhe prandaj situata përkeqësohet.
Këtu janë disa nga këshillat time! Ju pres me komentet tuaja! Mirëudëgjofshim së shpejti!
Së pari, unë ju këshilloj një dietë me pak ushqime të skuqura, yndyrna shtazore, ëmbëlsira dhe çokollata me qumështit. Por shumë shumë ujë të paktën të famshmit 2 litra në ditë. Uji duhet të pihet një gllënjkë pas një gllënjke si nje gjellë shumë e ujshme. Një litër nga ora 8.30 deri në orën 12.30 dhe pastaj tjetra nga ora 15.30 deri në orën 19.30 të paktën 2-3 orë para gjumit! Mundohuni te përdorni sa më pak fondotintën ose kremrat të tjera të ngjashme, sepse ato janë shumë të pasura me vajra, por, përdorni ato të veçanta për lëkurat me vaj që fatkeqësisht ka një çmim të lartë e shumë vështira për tu gjetur.
Lakra:
Me këtë perime kaq të nënvleftësuar ju mund të bëni një maskë shumë të mirë sepse ajo është e pasur me
1. vitaminë C, kështu që vepron si një antiseptik i cili është shumë i rëndësishëm tek lëkura e yndyrshme e cila është normalisht e ndotur
2. eter sulfurik që vepron në një mënyrë të synuar me lëkurën me vaj. Aktiviteti është i shumëfishtë sepse vepron gjithashtu kundër inflamacionit të lëkurës, djegien nga dielli dhe në lëkurën e prerë, ku në këtë rast të veçantë përdoren gjethet të lyera me vaj luledielli dhe pastaj vendoset drejtpërdrejt në zonën e interesuar!
Kjo maskë përgatitet në këtë mënyrë:
1. zbutni gjethet me pak ujë të nxehtë (uji duhet të jetë nën nivelin e gjetheve) dhe pastaj shkërmoqeni ato e më vonë
2. shtoni pak vaj jojoba (3-4 pipeta për 2 gjethe përafërsisht) derisa të krijoni një pure e cila aplikohet në fytyrë dhe lihet në pozë për gati 30min. Pastaj shpëlahet me ujë të ngrohtë pa sapun.
Mos u frikësoni nëse keni një ndjenjë pak të lagur në lëkurë! Kjo mund të mbahet në frigorifer për 2-3 muaj në një enë të errët dhe të mbyllur hermetikisht. Për ruajtjen unë ju rekomandojë që të ricikloni një enë të errët të një kremi të mbaruar ose në një gotë kos mbuluar me fletë metalike prej alumini, ku është e mira të shkruani atë që ajo përmban, për të shmangur aksidente të pakëndshme me familiarët
Domatja:
Domatja është një perime shtyllë e dietës mesdhetare. Ajo është shumë e pasur me ujë, minerale, dhe kripëra të tretshme në ujë të njohura me shumë lehtësi nga trupi jonë, por veçanërisht të pasura në lycopene, një substancë (karotenoidike) me efekte anti- radikal të lirë prandaj ka një funksion të rëndësishëm anti-kancer dhe anti-plakje.
Këtu është më mirë të përdorni varietetin San Marzano, që është një domate në formën e dardhës. Mbasi e keni larë e prerë në anën më të gjatë për të eliminuar farat e grijmë me rende dhe e kaloni në një sitë ku për çdo kile duhet të shtoni 10g glicerinë dhe përzieni me kujdes derisa të krijohet një krem ose nje masë shkume e bardhë ( për 1 domate përdoret 200g glicerinë).
Aplikoheni në fytyrë dhe lëreni në pozë për 30 minuta dhe pastaj laheni fytyrën me ujë të vakët pa sapun. Kjo gjithashtu mund të mbahet në frigorifer për 2-3 muaj në një enë të mbyllur hermetikisht. Glycerina mund të gjendet në një farmaci!
Scrub:
Duhet të përdoret mjaltë akacie, sepse është i butë dhe i lehtë për tu përdorur me përbërës të tjerë, gjithashtu është një moisturizer i shkëlqyer dhe nuk jep alergji.
Përdoren 4 lugë mjaltë akacie me
2 lugë gjelle miell të pa situr sepse ka granula të vogla kështu vepron si scrub dhe
½ lëng limoni pa fara.
Aplikoheni në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore. Ka një qëndrueshmëri të këndshme pothuajse si një krem, por edhe një shije të mirë! Ju do ta ndijni lëkurën pak te thatë! Pastaj shpëlaheni me ujë të ngrohtë pa sapun.
Nëse ju do të shtoni në të njëjtën masë 2 lugë çaji sheqer kjo do të ketë edhe funksioni si pastrus te qimeve të buta të fytyrës edhe në zonën delikate të buzëve. Përdoreni si një peeling domethënë mbas aplikimit tërheqeni në drejtim e kundërt të rritjes të qimeve.
Kjo mbahet për 30 ditë të tëra në një kavanoz qelqi të errët me të njëjtin parim si më parë.
Vetitë e saj mund të shprehen më mirë në qoftë se ju trajtoni më parë me avull fytyrën duke shtuar në ujë livando, rozmarinë, urtë dhe trumzë. Pastaj zbatohet pastrimi me ujë të vakët gjithmonë pa sapun!
Commenti
Posta un commento