Hiqni make-up duke respektuar mjedisin!
Gjetja e një produkti të përshtatshëm për larjen e lëkurës me vaj ose mix është pothuajse një detyrë e vështirë gati një mision i pamundur! Me këtë artikull pastrimi i fytyrës pas një dite të gjatë me make up dhe në kontakt me smogun do të jetë e kënaqshme, por edhe argëtuse sepse jeni ju ata që kanë prodhuar larësin duke respektuar mjedisin dhe me një cmim shumë modest!
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Kamomili: jo vetëm një qetësues!
Kamomili përmban substanca të hidhura dhe një vaj esencial që lirohet ne çaj duke i dhënë vetinë si një qetësues të shkëlqyer të nervave, ndihmus i gjumit, është gjithashtu i dobishëm kundër dhimbjeve të stomakut dhe ato menstruale,ndihmon në rast gripi dhe të ftohtë! Për përdorimin të jashtëm mund të përdorim vetëm çajin si një larës i lëkurës së djegur, të përflakur ose për të zbutur skuqjen e lëkurës.
Përgatitja është e lehtë! Përdorni:
50 g niseshte oriz dhe siteni atë për të evituar kokrrat
100g çaj kamomili të përgatitur në moment (infuzion 8 minutash)!
Do të krijoni një produkt dyfazik që para se ta përdorni, duhet ta përzieni mirë dhe pastaj ta përdorni me pambuk. Ai konservohet në frigorifer për 2-3 muaj! Për fat të keq nuk ka substanca kimike dhe kjo bën të vështirë heqjene e rimelit prandaj ju rekomandojë që të lani fytyrën me ujë të ngrohtë para se të përdorni këtë produkt!
Ujë tonik i gjelbër: baltë e gjelbër dhe kripë!
Rëndësia e përdorimit të shpeshtë të ujit tonik është ende një objekt diskutimi! Përdorimi i tij mund të themi që është i klasifikuar nga ata që nuk e perdorin fare dhe nga ata që e ndjejne këtë essencial!
Uji tonik është një locion i përberë me substanca me acid të ulët që ndihmojnë lëkurën që të ruajë nivelin e aciditetit të saj në ekuilibër. Përdorimi i tij pas larjes së make-up-it siguron forcimin e pastrimit të lëkurës së fytyrës duke e bërë atë më të bukur dhe të shkëlqyeshme, sepse ajo është e lirë nga mbetjet e trukut dhe të smogut që nuk e lejojnë atë të marrë frymë. Kështu, poret pastrohen në thellësi dhe ato të mbyllura hapen. Menjëherë pas përdorimit të saj, do ta ndjeni lëkurën juaj më të freskët dhe më të pastër. Në këtë mënyrë, kremi juaj hidratues do të bëjë më mirën vetinë e tij.
Për këtë përdoren
1 lugë gjelle baltë të gjelbër të ajrosur në
1 filxhan me ujë me
1 lugë çaji me kripë që shërben si një antiseptik.
E lëmë të qëtësohet për 2-3 orë derisa argjila të depozitohet në pjesën e poshtme. Lëngu derdhet pa baltën në një shishe qelqi të errët ( mund të ripërdorni një shishe të mbaruar shurupi farmacie). Përdoret si ujë normal tonik. Ka vetitë qetësuese për lëkurën e ndjeshme dhe të yndyrshme.
Ajo duhet të mbahet në frigorifer për 2-3 muaj.
Ujë tonik me fletë trëndafili: Fletë trëndafili në fytyrë!
Vondosim të vloj 500 ml ujë të distiluar (ai që ne përdorim për hekurin) dhe e hedhim
në një tas ku kemi vendosur 2-3 lugë trëndafili.
E lëmë të pushojë për një orë dhe pastaj filtrohet dhe uji hidhet në një enë qelqi të errët.
Përdoret pas heqjes së trukut me kamomil. Ka vetitë qetësuese për lëkurën e ndjeshme dhe mixe në vecanti atë couperose!
Commenti
Posta un commento