Një qarkullimi i shëndetshëm për këmbët gjithmonë në lëvizje!




Një qarkullimi i shëndetshëm për këmbët gjithmonë në lëvizje!
Duke marrë si shëmbull artikullin e fundit "Avokado për një lëkurë metropilitane"  mendova të kërkoja mënyra të thjeshta dhe efektive për lehtësimin dhe ndoshta parandalimin e problemeve të lidhura me qarkullim e gjakut gjë që e ndjejmë më shumë në këmbët kjo nga stili i jetës tonë urbane!
 Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, moda e këpucëve nuk ndihmon aspak! Së pari, nëse këpucët me takë dhe çorape janë një must atëhere duhet të zgjedhim ato më të rehatshme dhe me një takë komode ndërsa çorapet duhet të jenë me presion të graduar të këshilluara e të zgjedhura nga një ekspert sepse është i vështirë respektimi dhe aplikimi i të dhënave në tabelën zgjidhëse!
Për ata që punojnë në këmbë duhet të mundohen të lëvizin edhe duke mbajtur vëtem një pozicion; ndërsa për ata që punojne në zyra duhet të mbajnë këmbët disa centimantra larg tokës sipas gjatësisë duke u ndihmuar nga libra të vjetër ose dosje!
Këtu janë tre bime të thjeshta për tu gjetur dhe për tu përgatitur!
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Boronica
Frutat janë të shijshëm për tu ngrënë dhe janë përbërë me 80% ujë, glikozid mirtilini dhe përmbajnë glikozidi, tanini, një përbërje pektinika, acid organik si acidi malik dhe limonik, vitaminë C, fitocompleks e grupit të vitaminës B dhe provitamin A.
Gjethet mund të përdoren të freskëta ose të thata në formën e infuzionit. Ato përmbajnë rreth 21% të tanineve, Arbutinë, glicozidi mirtilini, neomintilin, hidrochinini, flavonoids, orikolin, quercitin, carifilin, mirtilorosen, Urson, dhe shumë minerale, duke përfshirë kalcium, fosfor, magnez, hekur, bakër dhe kobalt. Për më tepër, sipas Farmakopeës përmban 15 forma të ndryshme karbohidratesh që e bëjnë atë edhe më të rëndësishme dhe poli valent këtë fryt.
Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e komponentëve të saj e bëjnë këtë një bimë me shumë përdorime të rëndësishme, por në të njëjtën kohë "të rrezikshme" sepse frutat e saj mund të ngatërrohet lehtësisht me të tjerët të cilët janë helmuese dhe përdorimi i çajit nuk duhet të përdoret për një kohë të gjatë !
Përqindja e lartë e fitocomplesit taninik e bën këtë një bimë me efekt të dukshme ne trajtimin e diarres, por edhe si dezinfektues i traktit urinar dhe zorrëve; 15 format glucidike ndihmojnë në trajtimin e diabetit; provitamina A, nga ana tjetër, e bën atë një armë për përmirësimin e shikimit dhe problemeve që lidhen me atë; fitocompleksi mirtilinik dhe flavonoid që lidhen me këtë e bëjnë atë një armë në mbrojtjen dhe parandalimin e sëmundjeve të enëve të gjakut dhe qarkullimit të gjakut si një armë të fortë!
Përgatitet infuzioni me 20 g gjethe boronica në
1 litër ujë të vluar e
lini të qëndrojë për 15 minuta dhe pastaj e filtroni.
Ju duhet të pini 2 gota në ditë për 15 ditë! Rekomandohet jo më shumë se 15 ditë!

Boragë
Gjethet e saj janë të pasura me zamkë prandaj është qetësues dhe anti-inflamator, tonik, diuretik! Zierja dhe infuzioni ndihmojnë për të luftuar sëmundjet e frymëmarrjes duke lehtësuar djersitjen dhe për këtë arsye uljen e temperaturës! Shpëlarja me infuzionin ndihmojnë në rast të inflamacionit të gojës edhe në prani të plagëve në gojë!
Farat e saj janë të pasura me acide yndyrore me lidhje te shumefishte që janë gjithashtu prezent në vajin e ullirit të virgjër (acid oleik, acid linoleik dhe linoleica alfa) që kanë veti kozmetike si (përdorim anti inflamatore të jashtëm në rastin e ekzemës, pezmatimin e lëkurës, lëkurë të thatë , rrudhat, psoriasi); rregullon sistemin hormonal femëror (amenorrea që është gjakderdhje e bollshme, menstruacionet e dhimbshme, cistet ovarike dhe problemet e menopauzës) dhe mbron sistemin kardiovaskular (vasodilator dhe antitromobocitar trombociteve)! Përdorimi i këtij vaji duhet të bëhet në bazë të këshillës të një naturopat ose të një eksperti në se ajo paraqet contraindikacion për ata që marrin ilace antikoagulant, sepse ajo ul efektin e tyre!
Infuzi përgatitet duke përdorur 1 lugë gjelle borage në një
 1 litër ujë për 5 minuta!
Pastaj filtroni dhe pini një filxhan në ditë para se të shkoni në shtrat!
Përdoret jo më shumë se 20 ditë! Kini kujdes kur filtroni për të shmangur qimet që janë shumë prezente tek kjo bimë!

Fshesë kasapi
Kjo bimë e bukur që e shohim më shumë në kohën e Krishtlindjeve si një simbol i fatit të mirë ka edhe shumë efekte shëndetsore! Për fat të keq prerja pa kriter e ka bëre këtë bimë specie të mbrojtur në disa rajone! Shpesh rritet edhe si një bimë zbukuruese!
Paraqet sasi të lartë të kalcium, potasium dhe rrëshirë kështu është i shkëlqyer si një diuretik e kjo e bën atë ideal në rast të gurëve në veshka, lithiasis veshkave dhe akumulimin e acidit urik; aperitiv dhe reintegrues për sportistët ose në rastin e djersitjes së shpeshtë; dhe vasokonstriktor dhe tonik të sistemit venoz!
 Në përgatitjen e dekotit përdoren 40 g rrënjë në
1 litër ujë dhe vlohen
për 4-5 minuta!
 Lejohet të ftohet dhe pastaj filtrohet!
Këshillohet pirja e 1-2 gota në ditë për 6-7 ditë!

Commenti