Vetëm 4 përbërës për të patur flokë të butë dhe të drejtë!


Vetëm 4 përbërës për të patur flokë të butë dhe të drejtë!




Gati të gjithë jemi munduar të kemi flokë të butë dhe të drejtë tama siç dregojnë reklamat. Për fat të keq shpenzimet dhe koha jo gjithmonë kanë sjellë rizultatet e pritura! Ky produkt është i lehtë për tu përdorur, me pak përbërësa dhe sidomos pa substanca kimike kështu kemi fitura ja vetëm ne në shëndet por edhe mjedisi jone sepse siç e dini balsamët në përgjithësi janë vrarësit më të rëndësishëm të jetës ujore!

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

Për përgatitjen e këtij balsami përdoren

200g ujë të distiluar që mund të jetë edhe uji që ne përdorni për hekurin, kësaj i shtohet
1 lugë gjelle acid limoni të cilin mund ta gjetni në farmaci, në ëmbëltore sepse përdoret në përgatitjen e rreçelave, por edhe në raftet e detergjentëve, sepse kohët e fundit përdoret si larës natural!
50g gjalpë arë kokosi ose vaj jojoba se të dyja nuk janë shumë të yndyrshme dhe
2 lugë xhel aloe.

E gjithë kjo përzihet dhe krijohet një masë xhelatinoze që e mbajmë në frigorifer për 4-5 muaj në një enë të errët ku shumë mire mund të përdorni një kavanoz qelqi të një reçeli të mbaruar të cilin e vishni nga jashtë me një letër alumini! Si gjithmonë ju rekomandoj të shkruani mirë se çfarë është brenda për të shmangur incidentet e pakëndshme me pjesëtarët e familjes ose me personat që bashkëjetoni!

Kjo përdoret si një balsam normal pas shampos  kështu lihet ne pozë gati 5-10 min  kohën e mjaftushme  për të bërrë një dush duke lënë flokët për të fundit!

Commenti