Miell qiqre për flokë pa yndyrna të tepërta dhe të shëndetshëm.




Lëkura e flokëve është e pasur me gjëndra dhjamore të cilat kanë një funksionalitet të madh e të rëndesishëm në mirëmbajtjen e livelit të yndyrnave të flokëve!
 Mielli i qiqrave është përdorur gjithmonë në kozmetikë për aftësitë detergjente të lidhura me praninë e substancave sapuninike që gjithashtu i japin atij aftësi hipokolesterolomizuese! Për fat të keq, në kozmetikë përdoret pak si shampo sepse lë një aromën klasike e karakteristiketë të këtij mielli prandaj në këtë recetë përdoret si amortizues livando e thatë; e cila përveç aromës së këndshme i jep edhe aftësinë për të luftuar pjesën e tepërt yndyrore prandaj infuzion e saj përdoret edhe kundër akneve, calendula; e cila përdoret për ti dhënë flokëve shkëlqim dhe një aromë delikate e ngjyrë të këndshme, vaji esencial i qitros; e cila është një antiseptik funksionon në sinergji me uthullën!

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

Për përgatitjen e shampos përdoren:

2 lugë miell qiqrash që është një ilaç për të pasur flokë të trashë, pa yndyrna të tepërta, kësaj i hedhim
200ml ujë të nxehtë,
2 lugë gjelle uthull që i jep flokut shkëlqim,
2 lugë gjelle livando më mirë nëse e copëtoni për të rritur nxjerrjen e vajit esencial,
2 lugë gjelle calendule edhe kjo duhet të copëtohet për të njëjtin qëllim si më pare,
3 gtt vaj esencial qitroje.

 Kjo përdoret në flokë të lagur më parë me ujë të ngrohtë siç bëni përpara një shampo normale dhe pastaj përdoret duke bërë një masazh nga rrënjët der tek majat e flokëve. Mund të përdorni një shishe qelqi të errët ose të ricikloni shishen e ndonjë produkti kozmetik të mbaruar (unë përdora shishen e një shpëlarësi të gojës). Mund të përdoret brënda 3-4 muajve për rreth 2-3 herë në javë!

Commenti