Fara liri për flokë të shëndetshëm dhe me trajtime të ndryshme!



Era, përdorimi i shpeshtë i shampos dhe sidomos ngjyrosja dhe tharësja i vendosin flokët nën stres. Produktet komerciale janë kaq shumë dhe me çmime të konsiderueshme duke e bërë kështu shumë të vështirë gjetjen e një produkti të mire, në të cilën mund të investojmë sepse flokët janë një pjesë e rëndësishme e bukurisë tonë dhe për kujdesin që kemi ndaj vetes. Do t'ju tregoj një produkt të lehtë për tu përgatitur dhe me një kosto shumë modeste!

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

Këtu përdoren:

80g fara liri që ju mund t'i blini në një farmaci bimore ose edhe në qendrat tregtare të mëdha
½ l ujë normal në temperaturën ambienti, hedhim farat dhe i vendosimvlojnë për rreth 5 min.
Në këtë masë mund të shtoni një fletë dredhkë nëse flokët janë ngjyrë kafe
                                                       Një grusht lulesh të thata kamomili nëse flokët janë bjond
                                                       Një fletë gështenje nëse flokët janë ngjyrë gështenjë.
Përftohet një përbërës xhelatinoz, i cili sapo është ftohur mund të përdoret:

1. si një maskë pas shampos me efekt anti-kruajtës dhe ushqyes për flokët dhe lëkurën e kokës, por nëse e përdorni atë parashampos ajo ka një efekt zbutës dhe mbajtjes së ngjyrës natural të flokëve. Ajo duhet të konservohet në frigorifer në një enë të errët si për shëmbull një shishe vaj ulliri e larë me sode kështu lahet pjesa vajore dhe sigurisht shkrimi se çfarë ka brënda për të  shmangur aksidente me kë bashkëjetoni.

2. si xhel për flokët duke I shtuar 5 gram vaj lavande ose një vaj me një notë parfumi që ju pëlqen kështu i jepni një kontakt të rafinuar dhe ta bëni atë edhe më personal. Kjo mbahet edhe në frigorife në një enë të errët si një kavanoz të një kremi të mbaruar ​!

Commenti