Sherebeli dhe mëndra e butë ndihmojnë kundër gripit intestinal.



Dhjetori është nje muaj magjik! Qytetet jane me drita dhe njerëzit të kënaqur nga festat dhe nga përgatitjet e dhuratave. Fatkeqësisht, i ftohti teston imunitetin, i cili. me megjithë përkushtimin tonë, nuk mund te shmang te gjitha viruset sidomos ai i gripit intestinal, ky sepse është shumë i lehtë për tu marrë. Për të shmangur jetgjatësine e gripit, unë ju rekomandoj përdorimin e këtyre dy erëzave që në këtë periudhë janë të pranishme në kuzhinën tonë: sherebeli dhe mëndra e bute. Duke qenë dy erëza,jane të pasura me vajra esenciale,prandaj ato mund të mos pranohen nga organizmi i  disa njerëzeve që janë të ndjeshëm ,në këto raste duhet shmangur përdorimi i tyre i zgjatur ne kohe.

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!


Sherebeli!

Gjethet kanë një esence të pasur me tujon, tanine dhe substanca të tjera të hidhura me veti siç eshte:
                            ulja e djersitjes gjatë natës ,
                            ndalimi i diarresë në veçanti të asaj që shkaktohet  nga dobësimi i muskujve të traktit tretes (atone  gastro-intestinal) sic eshte ne rastin e gripit intestinal
                            në rast të marramëndjes dhe stresit si pasoja hormonale. Përveç kësaj, hormonet që përmban vetë bima veprojnë me estrogjenet femërore duke rregulluar ciklin (si në rastet e rrjedhjeve të tepërta-amenorea dhe në ato të rrjedhjeve të pakta-dismenorea), lehtësojnë dhimbjet dhe rrisin pjellshmërinë.
                           në rastin e mishrave të dhëmbëve këshillohet si gargarë me infuzionin, sepse ky vepron si një antiseptik
                           kundër rrënjes së flokëve mund të përdorni ekstraktin e saj alkoolik duke fërkuar kokën dy herë në ditë.

Mëndra e butë!

Gjethet janë të substancë që quhet mentolo, substanca tanike dhe të hidhura. Rakomandohet si:
                                                një qetësues i sistemit nervor dhe kundër marrë mëndjes si rrjedhojë e stresit
                                               kundër meteorizmit
                                               stimulon zbrazjen e fshikëzës së tëmthit
                                               ndalon diarren në përgjithësi, nuk është specifike si sherebeli
                                               kohët e fundit ajo përdoret për të trajtuar hipertensionin, ky i fundit duhet të bëhet nga mjeku ose fitoterapisti.

Përgatitja:

Përgatitni infuzionin duke përdorur gjysmë lugë gjelle për një filxhan me ujë të valë, lijeni të pushojë për rreth 15 minuta dhe pastaj pijeni. Rekomandohet një filxhan në ditë, mund të shtoni mjalt akacie. Meqënëse sherebeli ka një përmbajtje të lartë të tujonit, nuk rekomandohet një përdorimi i zgjatur!


Commenti