Kujdes ndaj përdorimit të bimëve mjekësore!
Me ardhjen e pranverës ne ndryshojmë veshjet, duke hequr kapuçet dhe bluzat e trasha, duke lënë hapësirë një veshje të lehtë dhe me ngjyra. Pra, këtu kuptojmë se xhinset dhe t-shirt i preferuar janë "pak të ngushta" ... Rrjedhimisht, përdorimi i bimëve mjekësore që shpejtojnë metabolizmin ose I atyre drenante janë shumë të shpeshta gjatë kësaj periudhe, duke rrezikuar shumë në shëndet dhe në imunitet , e cila akoma duhet të kontrollohet për të parandaluar ftohjet ose më keq, alergjitë!
Këto zakonisht nuk përdoren në formë mono bimë (një bimë e vetme), siç do duhet të bëhet, por me të paktën pesë bimë (shumë të rrezikshme) të konfecionuara pa një dozazh të këshilluar, kështu që po ju shkruaj disa bimë të përdorimit të zakonshëm dhe rreziqet ndaj përdorimit të tyre.
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Hudhra, Capsella, Equisete kundërindikohet për ata që vuajnë nga hipotensioni
Tharbetusha kundërindikohet për ata që vuajnë nga gotta dhe litiasi
Altea zierje e saj nuk duhet të përgatitet në një enë prej hekuri
Artemisia, Rozmarina dhe Sherebel duhet të përdoren vetëm për një periudhë të shkurtër kohore me një dozë të caktuar
Asparagus, Edera e tokës, Qepa, Catinak është I kundërindikuar për ata që vuajnë ose për ata që janë të predispozuar të kenë probleme me veshkat.
Commenti
Posta un commento