Përtej mitologjisë: mirëqenie dhe shëndet me bimët e Krishtëlindjes.



Krishtlindja është bërë me magji, zakone dhe errëza. Dhe këtu, midis pemës, borës dhe të ftohtit nuk mungojnë "bimët tipike të Krishtlindjes" për tu përdorur si mjekim bimor në shtëpi. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të nënvizohet se disa prej tyre, megjithëse të bukura, janë gjithashtu toksike (mes të cilave trëndafilin e Krishtlindjes, mistela e cila ndër të tjera ka qënë përdorur nga gjyshet tona në formën e dekotit për rastet e ngridhmës e për lëkurën e duarve të plasaritur). Dua të shkruaj në lidhje me përdorimin e bredhit si pemë për të dekoruar dhe admiruar në sallon vetëm nëse keni mundësinë të kujdeseni për të jo vetëm në këtë periudhë, por edhe në ri-bimimin e saj të përshtatshme. Në rast se jetoni në qytet dhe mënyra e jetesës metropolitane nuk ua lejon këtë, zgjidhni një eko ose të ricikluar, duke e përdorur atë çdo vit, kështu që ju do ti bëni një dhuratë mjedisit përveç llogarisë suaj bankare.
Kjo është arsyeja pse kam menduar për yllza glikanxoje, kanellë dhe therpelë.

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

1. Yllza glikanxoje:” ouzo e grekëve, pastis e francezëve dhe likeri i Plinit”.

Këto fara aromatike me një shije jamball të ëmbël (që në fjalorin botanik janë fruta) kanë pasur një ndikim jo vetëm në kuzhinë dhe ne parfumeri, por edhe në mjekësi. Le të fillojmë nga Hipokrati i cili e këshillonte atë për eleminimin e mukut në rrugët e frymëmarrjes, Teofrasto në vendosjen e vajit pranë krevatit si një thirës i ëndrrave të ëmbla, natyralisti romak Pliny dhe mjekësia kineze kundër halitozës dhe tretjes dhe më pas vazhdoni kështu deri në ditët tona.
 Gjen përdorim të sigurt si
Ilaç bekik, domethënë, për trajtimin e kollës, bronkitit dhe azmës, kjo sepse kreosolo dhe alfa pinenit në pjesën e saj aromatike ndihmojnë në lëngshmërinë e sekrecioneve bronkiale dhe në lehtësimin e nxjerrjes së tyre.
Ilaç tretës kjo për praninë e anetolit
Për çrregullimet femërore dhe mashkullore sepse përmban dianethol dhe fotoanetol të ngjashëm me hormonin femëror (estrogjenin). Në këtë rast unë do të lija zgjedhjen erboristit ose fitoterapistit të formuar  pasi nuk ka studime që konfirmojnë siguri të mjaftueshme për përdorim të sigurt për gratë shtatzëna (kundër vjelljeve), ushqyerjen me gji (rritje të prodhimit të qumështit ose galaktagogë) , foshnjat (për kolikat e para). Por mund të përdoret në mënyrë të sigurt në rastet e ciklit të parregullt dhe si estrogjen i butë për të lehtësuar çrregullimet e menopauzës. Në vend të kësaj për sëmundjet e meshkujve ajo ndihmon në parandalimin, si dhe forcimin e trajtimit mjekësor të disa formave të kancerit të prostatës.
Disa mundësi interesante do të ishin në trajtimin e hepatitit dhe cirrozës.
Përgatitni infuzionin duke shtypur lehtë 1 lugë çaji frutash për 1 gotë ujë të valë. Lihet në infuzion për 10-20 minuta dhe pastaj filtrohet. Doza maksimale është 3 gota në ditë.

2. Kanellë: “krenria e aziatikëve”.

Kanella, përveç një aromatizues i këndshëm, është gjithashtu një nga mjekimet aziatike më të vjetra në botë. Shkenca moderne ka konfirmuar aftësitë e saj.
Në parandalimin e infeksioneve, prandaj, prania e saj në kolinos dhe larjet e gojës me këtë nuk është vetëm si aromatik, por edhe si anestezik. Ajo eliminon shumë kërpudha, baktere dhe për këtë arsye një studim gjerman beson që letra e tualetit duhet të spërkatet me pluhurin e kanellës për të shmangur candida dhe E. Coli.
Si qetësues i dhimbjes. Ky përdorimi është shumë interesant pasi pluhuri i saj duhet të spërkatet në plagë të vogla, prerje apo gërvishtje, madje edhe në kuzhinë, duke vepruar gjithashtu si një antiseptik, si dhe lehtësim i dhimbjes.
Si tretës.
Sëmundjet e femrave. Këtu idetë e erboristëve modernë kundërshtojnë provat historike duke i dhënë aktivitete qetësuese në mitër.
Ekzistojnë disa mundësi interesante sipas disa studiuesve japonezë në uljen e presionit të gjakut prandaj ata që vuajnë ose kanë tendencë të kenë presionin e gjakut të lartë përdorimi i shpeshtë nuk bëjnë gjë tjetër përveçse ndihmë sesa kundërveprim.
Përgatitni infuzionin duke shtypur pak nga 1/2 deri 3/4 lugë çaji për një filxhan ujë të valë. Lihet në infuzion për 10/20 minuta, lihet të ftohet për të njëjtën kohë dhe pastaj filtrohet. Doza maksimale është 3 gota në ditë.

3.Therpelë : "Talisman që largon të këqijat"

Nga Mesjeta, Diosoride, Plirio, Romakët e lashtë e deri më sot, kjo bimë e quajtur edhe fshesa e kasapit ka qënë përdorur si ilaç bimor. Rrënja e captuar per çaj këshillohet
në sëmundjet urinare, anti-nefretike, kundër gurëve në veshka, kjo sepse ndihmon në eliminim e ujrave të tepërta në trupin tonë;
si vazokonstriktor, variçe, efektet pasuese të flebitit, kunder majasëllit dhe kundër-edemës. Si në kozmetikë (me aplikim të jashtëm në pjesën e interesuar) ashtu edhe në fitoterapi, prania e një fitocompleksi të përbërë nga saponi steroid (aglykones, ruskogenin, rushin, neuroruskogenin), flavonoid (rutin, rutozide), kalcium, kalium, tanin, polifenols, fiton, vaj esencial, rrëshirë, glukozide (ruskozidi), kumarine, sparteine, tiramin. Ky fitokompleks rrit rezistencën e kapilarëve dhe normalizon përshkueshmërinë e tyre, në këtë mënyrë ka një rrjedhje të vogël të lëngjeve dhe si rrjedhim ulje gjakderdhjen.
Në rastet e pamjaftueshmërisë venoze ndihmon kthimin e gjakut nga periferia në zemër.
Me decottin e tij mund të bëni kompresa (përdorim kozmetik) ose mund ta pini. Për një efekt më të theksuar do të ishte e dobishme ti përdorni ato në sinergji në të dy mënyrat.
Gjen një përdorim shumë interesant gjatë verës në trajtimin e celulitit, llambave, djegien nga dielli por edhe në rrënien e flokëve dhe mbas heqjes të mjekrës si idratant dhe kundër skuqjes të lëkurës.
Dekoti përgatitet si Yllza glikanxoje  dhe me të njëjtat doza. Këtu ju kujtoj ta përdorni edhe topik së jashtmi në lëkurë (përdorimi kozmetik).

Commenti

Posta un commento