Mirësevjen pranverë!! Marsi, muaji i ngjyrës së verdhë!
Marsi shënon fillimin e
pranverës por edhe ndryshimin e sezonit. Ditët janë të grohta, drita qëndron deri
vonë. Bëhen xhirot e para në qytet me disa alergji pasi zgjohet edhe natyra.
Sëmundjet klasike janë lodhja, vështirësia për të
fjetur (këtu edhe ndryshimi i orës), ju ndjeni ose shikoni më mirë, provoni
veshjet e pranverës, dhe "ënjtjen e mesit" për shkak të vakteve
kalorike të konsumuara gjatë dimrit.
Ndryshimi i klimës
gjithashtu shkakton një ndryshim në trupin tonë, duke u zgjuar nga letargu dhe
gati për të filluar një ritëm tjetër. Këtu unë rekomandoj disa bimë të
arritshme dhe shumë të dobishme. Në çdo rast, unë nuk rekomandoj përdorimin e
kullonjeve të ujrave të tepërta dhe bimëve detox, sepse një përdorimi i tyre
duhet të jetë i kufizuar, i kontrolluar dhe rekomandohet veçanërisht në prill
dhe mars. Përdorimi i tyre do të ulë në mënyrë disproporcionale mbrojtjen tonë
imune për të cilën kemi ende nevojë për këtë periudhë.
Ju uroj një lexim të
këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Fermentet laktike “Ushqimi”:
Këtu flasim për probiotikë dhe prebiotikë.
Siç e dini mirë,
probiotikët janë organizma të gjallë të cilët, nëse administrohen në një sasi
të përshtatshme, sjellin përfitime të ndryshme shëndetësore, përfshirë në
rastin e inflamacionit të zorrëve, ndihmojnë tretjen, mirëqenien e zgavrës të
gojës, gjatë dhe pas një terapie antibiotike, rritin mbrojtjen imune.
Përkundrazi, prebiotikët veprojnë si një substancë ushqyese për probiotikët,
kështu që probiotikët kanë nevojë për prebiotikët për tu ushqyer dhe për të
qëndruar gjallë në mikrobiotën tonë.
Burimet e probiotikëve dhe
prebiotikëve në sinergji janë jogurti i bardhë me tërshërë
ose me inula ose me fibra të tjera, lakër turshi me oriz integral,,djathëra të
fermentuara dhe mjaltë. Këtu hap dy kllapa për sa i përket përdorimit të misos,
tempehës dhe kombuchas të cilat, duke mos u përdorur në rajonet tona si ato të
përmendura më lart,i vendos ato "nën vëzhgim" edhe sepse ato përdoren
gjerësisht në mjekësinë popullore kineze.
Livanda: bima e
mosbesimit.
Lulet e livandës përmbajnë
një vaj esencial të pasur me linalool, linalyl acetate, limonene, cineole,
camphor, alfa-terpineol, beta-o-cymene si dhe tannins, acid ursolik, flavonoids
dhe substanca të hidhura. Ky fitokompleks çon në një aktivitet pak qetësues në
sistemin nervor, pra i dobishëm në rast ankthi, agjitacioni, nervozizmi,
dhimbje koke nga stresi dhe pagjumësia. Prezantohet gjithashtu dobishëm për
marramendje, migrena me origjinë nervore; si ekspetorant dhe balsamik në
trajtimin e ftohjes, gripit, kollës; ajo ul dhe kundërshton formimin e gazit të
zorrëve, ka veti karminative dhe antispazmatike sepse qetëson dhimbjet e barkut,
spazmat dhe ndihmon për të qetësuar muskujt.
Për infuzion, mjafton një
lugë lule livando në një filxhan me ujë të valë me flakë të fikur, mbulojeni
dhe lëreni për dhjetë minuta. Filtroheni dhe pijeni kur është e nevojshme.
Sidoqoftë, duhet të kuptojmë
shkaqet e "istabilitetit" tonë të brendshme në mënyrë që të jemi në
gjendje ta përballojmë atë në mënyrën më të përshatshme. Training autogeno,
joga, sporti, shëtitjet në natyrë dhe një ngjyra e verdhë mund të jenë një
ndihmë e parë për këto momente.
Propolisi-polen-mjaltë:
këtu hapet një enciklopedi.
Propolisi
është përdorur nga Egjiptianët, Inka, Persianët, Romakët, Grekët dhe deri në
mjekësinë moderne në disa vende ku akome përdoret si një antibiotik natyral
pasi rrit mbrojtjen imunitare, anestezik lokal, spazmolitik, mbron mëlçinë,
antikancerogjen kjo sepse është një antioksidant i shkëlqyeshëm, antiviral dhe
antifungal, lufton formimin e karies në gojë, mbron fytin dhe për këtë arsye është
ideal për sëmundjet e stinës të dimrit. Problemi është prania e
dyllit që e bën atë pak të tretshëm. Nuk rekomandohet në shtatëzani, ku jepet gji
dhe për fëmijët nën moshën një vjeç. Një produkt i shkëlqyeshëm do të ishte ai
pa dyll dhe me një përmbajtje të lartë në flavonoide të shprehura në galanginë
të paktën 8% dhe ai duhet të merret nga 300 deri në 500 mg në ditë midis
vakteve. Mos harroni se propolisi prodhohet nga bletët sepse si substanca
rrëshirë ma atë mbulojnë kosheret për t’i mbrojtur nga agjentët e jashtëm si
myku, kërpudhat, bakteret, insektet
Poleni është grupi i
qelizave germinale mashkullore të spermatofiteve. Prezantohet si një pluhur i
imët dhe ngjitës. Bletët foragjere mbledhin polenin, e gatuajnë atë me
pështymë, nektar dhe pelte mbretërore, e sjellin atë në koshere, ku vepron si
ushqim për larvat. Pra, është një ushqim i pasur me të gjithë elementët e
nevojshëm për jetën. Ka Proteina (30-40%), aminoacide të lira (pra lehtësisht
të asimilueshme dhe të përdorshme nga trupi), aminoacide thelbësore (leucina,
izoleucina, lisina, metionina, fenilalanina, valina, treonina dhe triptofani);
karbohidratet të përdorshme si burim energjie; pro-vitamina A (në formën e
beta-carotenes), vitaminat e grupit B, vitamina C, E, H, F dhe acidi folik,
minerale ndër të cilave makro elemente (Kalcium, Kalium dhe Magnez) dhe
elementë gjurmë (Hekuri, Zinku, Fosfori, Kromi dhe Mangani), yndyrna si acidi
palmitik, acidi oleik dhe acidi linoleik dhe lëndë ushqyese të tjera siç janë
faktorët antibiotikë, leçitina etj. Ai ka veti antioksiduese, multifaktorial,
efektiv kundër radikalëve të lirë dhe stresit oksidues ; vetitë
imunostimuluese; energjik, tonik dhe adaptogjen; përmirëson funksionimin e
vezoreve, stimulimin dhe promovimin e ovulacionit; vetitë antikancerogjene,
veçanërisht për shkak të veprimit imunostimulues dhe adaptogjen; veprimi
antihipertensiv, pra edhe në kontrollin e peshës së trupit sepse zvogëlon
nivelin e gjakut të kolesterolit, LDL dhe triglicerideve, nga një ndjenjë e
ngopjes, stimulon metabolizmin falë leçitinës.
Poleni i
bletëve merret me stomak bosh, midis vakteve. 1 lugë çaji tek fëmijët në ditë,
për një muaj.
Mjalti
nuk është gjë tjetër veçse një sheqer natural, me të
njëjtat veti si poleni dhe propolisi, por më shumë i butë. Edhe nëse përdoret
si ëmbëlsues, ajo nuk shkakton prodhimin ose nxitjen e formimit të karies.
Sidoqoftë, nuk rekomandohet për diabetikët dhe njerëzit që duhet të kenë kujdes
nga sheqernat!
Commenti
Posta un commento