Dafina dhe Xhenxhefili si çaj për dhimbje fyti!

 Fillimi i vitit të ri ka patur një efekt të fort e të rëndësishëm në organizmin tonë kjo për shkak të viruseve të gripit që janë pothuajse klasike në këtë periudhë. Ne duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj veshjes që zgjedhim pa u mashtruar nga dielli i bukur që shohim nga dritarja, por gjithmonë të mundohemi të vishemi si "qepa" shtresë mbas shtrese në veçanti kush fillon të punoj herët në mëngjes!
Këtu unë propozoj një balsam shumë të lehtë për tu përgatitur dhe shumë efikas jo vetëm për dhimbjen e fytit, por edhe për të qartësuar zërin ose si një balsam i thjeshtë për të mbrojtur rrugët e para të frymëmarrjes.
Këtu janë këshillat e mia! Pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Xhenxhefili është një bimë medicinale që nuk është e pranishme në bimët mjekësore të Mesdheut, por rritet në lindje. Kohët e fundit perdorimi i saj eshte prezantuar si mode ashtu siç ishte me Aloe Vera. Përdorimi që e ka bërë atë të tillë ka qënë si një bimë humbje peshe, sepse ajo prodhon nxehtësi dhe kështu ju bën të humbni peshë, gjithashtu konsumon më shumë kalori; ky efekt rritet kur shoqërohet me një dietë ipokalorike dhe aktivitetit të moderuar fizik. Është shumë e pasur me vajra esenciale (gingerina, zingerone), rrëshira dhe prodhime të tjera. Nga ky rrënjë përgatitet Curry një  aromë me të njëjtat efekte të dobishme. Ka aktivitete antioksiduese kështu që rekomandohet për parandalimin e kancerit kolorektal. Përdoret kundër neverit gravidik duke përgatitur një çaj me rrënjë xhenxhefil dhe limon duke shtuar mjalt në vënd të sheqerit. dhe ka patur një efekt të shëndetshme. Ky efekt i fundit është për shkak të prodhimit të nxehtësi kështu ai stimulon gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut e bëhet spasmolitik si edhe si një antiseptikndihmon tretjen e ushqimit dhe antiflatulente. Duhet të dekurajohet në rast të hipertensionit për efektet e tij të renditura më sipër! P.Sh Në disa tradita atë e konsideronin nxitës të dëshirës seksuale!
Dafina ishte e shenjtë për romakët dhe grekët që e konsideronin atë pemën e zotit Apollo kështu gjithmonë ka qenë një simbol i lavdisë. Është shumë e pasur me vajra esenciale kështu që përdoret gjerësisht si vaj për fërkime në rast të dhimbjeve reumatike, shtrembërimeve muskulareGjethet kanë veti antipiretike kështu që zierja e saj është përdorur që nga kohët e lashta kundër ftohjes dhe reumatizmit. Përdorimi i saj si erëz në kuzhinë është shumë e rëndësishme jo vetëm si ndihmë për tretjen, por edhe për të evituar fermentimin që ka për pasojë atë fryrjen e barkut të bezdisshme.

Në fillim ne përgatisim çajin e xhenxhefilit dhe dafinës
duke zier në 500ml ujë
80g rrënjë të grirë ose një rrënjë të mesme të prerë në rrota të holla
Me 8 gjethe dafine
për 15min.
Një këshillë praktike është që të vishni pjesët e grilave me fletë alumini kështu nuk ju bëhet shume pis grirësja por edhe nuk humbisni shumë substancë. Të njëjtin parim përdorni kur do grini edhe sapunin.
Pastaj shtoni 2 lugë mjaltë akacie.
Kjo lihet të ftohet dhe më pas hidhet ne një formuse akulli kështu do të keni shumë doza të cilat mund ti përdorni në momentin që ju dëshironi duke i shtuar në çajin juaj të preferuar në dimër i cili duhet të jetë shumë i nxehtë ose si një akullore në verë.

Commenti

Post più popolari