Krem për Buzët dhe Buzëkuq të Personalizuar.
Buzët kanë lëkurën më të hollë kështu që në dimër ose në verë ato janë të parat që ndjejnë të ftohtin dhe të ngrohtin gjithashtu.
Këtë sigurisht e keni lexuar dhe e keni parë në shumë video, por megjithatë ngelet gjithmonë e bukur dhe interesante prandaj ju a propozoj këtë version që mund të konsiderohet si një klasik.
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Vendosim në një banjë-mari
1 lugë çaji dylli të virgjër që mund ta gjeni lehtësisht në dyqanet që shesin mjalt
1 lugë çaji gjalpë ose krem Karitè
½ lugë çaji me vaj bajame
4 gtt me esencë trëndafili ose të një esence tjetër që ju pëlqen shija mbasi i keni shkrirë të gjthë përbërësit.
Kjo masë hidhet në një enë ku mund të përdorni enën e një buskuqi të mbaruar ose një kavanoz të vogël prej xhami i veshur me letër alumini kështu nuk filtron dritën!
Gjëja bëhet shumë interesante nëse keni një make up për sytë të një cilësie të mirë që nuk ju jep alergji mund ta shtoni së bashku me vajin esencial duke i dhënë një tonalitet ngjyreje ashtu siç e dëshironi! Mund të jetë gjithashtu një ide e shkëlqyer dhuratë!
Mund ti shtoni edhe pak pluhur kakao, për ata që e duan çokollatën!
Commenti
Posta un commento