Përshëndetje nga GettinGreen!


 Gati të gjithë kur kemi qënë fëmijë kemi mbledhur ose pirë një bimë mjekësore për mos përmëndur cajin e malit që pihet cdo mëngjes në periudhën e dimrit!
Unë jam diplomur në Universitetin e Padovës në Zhvillimin e Teknikave Erboristike mbas një karriere në kimi e teknologji farmaceutike! Kjo më ka ndihmuar të kuptoj bimën e dozën e duhur që duhet përdorur për një sëmundje ose shqetësim… Shqipëria ka fatin më të mirë ti ketë këto bimë megjithëse këto për fat të keq janë më shumë prezente në marketet e huaja sesa shqiptare në të cilën nëqoftese janë kanë një cmim i cili është i mbivlerësuar!
Shqipëria është një vënd që konsumon pak Bio kjo për fat të keq të politikave të gabuarambjelljen dhe kujdesjen e bimëve… duhet të jemi ne të parët që të bëhemi të përgjegjshëm mbi këtë.. . Getting Green do të thotë të bëhesh pjesëtar i natyrës duke mbrojtur dhe rritur pyjet që shqipëria është e njojtur për këtë ose më mirë si shteti i shqiponjave… të mundohemi të qëndrojmë të tillë…
Pres komentet mbi tekstet që shkruaj ose që ju dëshironi që unë të shkruaj!
Mirëserdhet!
Today
Tomorrow
Think
Green

Commenti

Post più popolari