Një ndihmë nga natyra për të kaluar sëmundjet e fundit të dimrit! Qepë e kuqe, limon dhe xhenxhefil!



Ulja e papritur e temperaturave për fat të keq ka shkaktuar një rikthim të gripit ose të ftohtit i cili është i bezdisshëm duke na bërë të dëshirojmë më pak dimrin dhe më shumë pranverën!
Kjo është arsyeja për të cilën po ju propozoj këto mënyra të thjeshta përgatese në rast ftohje dhe gripi! Kjo më shumë, për ata që janë të lidhur në shtrat pas 5 ditëve puneje ose për ato ditë festash kur gjithçka është e mbyllur!

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
  
Lëng limoni me Qepë të kuqe!
Në një nga artikujt e mëparshëm keni lexuar mbi ndihmën që sjell përdorimi i lëngut të mishit të pulës i përgatitur sipas mënyrës së gjyshes duke shtuar sipas dëshirës ndër të tjera edhe qepë të kuqe! (Shurup për kollë me uthull molle).
Qepa është e pasur me fibra, kalcium, fosfor, vitaminë C, acid folik, vitaminë B6, komponentë zolforikë dhe anthocianinë ku kjo e fundit gjendet vetëm në qepën e kuqe sepse kjo i jep ngjyrën e saj karakteristike. Për më tepër, sipas një studimi të fundit, qepa e kuqe përmban një substancë shumë të rëndësishme si afrodiziak natural, duke e bërë kështu pilulën blu pak më të rrezikshme për shëndetin dhe më shumë "bio".
Kjo
 Përgatitet duke qëruar dhe prerë qepëncopa të vogla dhe
shtohet lëngu i një limoni pa fara
dhe ½ litra ujë, në temperaturë ambienti.
Lëreni të pushojë në frigorifer për një ditë ose gjysëm dite! Sa më shumë e lini atë të pushojë aq më mirë është! Duhet të pini një filxhan çaji çdo 3-4 orë!

Mbahen në një enë të mbyllur hermetikisht më mirë nëqoftëse është e errët, por kjo megjithatë varet në sa kohë ju doni ta konsumoni atë! Në çdo rast, mbajeni në frigorifer për 2-3 ditë!

                                  

Shurup me Mollë, xhenxhefil dhe limon!
Thuhet se "Një mollë në ditë e mban mjeku larg". Kjo është shumë për tu diskutuar dhe ne do ti  rikthehemi kësaj në një artikull më vonë!
Mollë është një frut hipokalorik. Ajo që ne konsumojmë është frutti jo i vërtetë sepse frutti është fara, kjo në gjuhën botanike! Ky “frut i rremë” është i pasur me vitaminë C, kalium (ky është minerali kryesor në mollë, ndihmon në ri-integrimin e kripërave minerale, anti-lodhje dhe anti prodhimi i acidit laktik për ata që bëjnë sport ose në rast djersitje të tepruar, rregullon presionin e gjakut) , vitamina B, acid folik, quercetin (një anti-inflamator, antiviral, anticancer dhe antidepresant) katekin (përmirëson funksionet e trurit dhe të muskujve), acid klorogenik (ul sasinë e sheqerit në gjak dhe ndihmon në humbjen e peshës ), sodium, hekur, kalcium dhe magnez!
Përgatitja:
Hiqni dhe prini në kube rreth një kilogram mollë
Përdorni një litër e gjysmë uji dhe shtoni këtu
Mjaltë akacie
Dhe një rrënjë xhenxhefili!
E vendosim të vlojë ngadalë në një enë të mbyllur derisa mollët bëhen të buta! Ju mund të filtroni ujin ose edhe më mirë ju mund të përzieni të gjitha dhe ta pini si shurup! Në rast se përdorni vetëm ujin, ju mund të përdorni mollë për një ëmbëlsirë ose thjesht ti shtoni pak mjaltë dhe kanellë për shije! Këshillohet pirja e një filxhan çaj për 3-4 herë në ditë dhe ta mbani në frigorifer!


Të riciklojmë lëkurën e limonit që ka mbetur!

 Një kuriozitet i dobishëm është përdorimi i lëvores së limonitthonjtë kështu ata nuk do të kenë shenja të verdha e do të rriten më të fortë e me të ndritshëm!
Lëvorja e limonit përmban citronella ( që ndihmon në tretjen e ushqimit dhe kundër lodhjes mendore) ,felandren (e cila i jep shijen e veçantë, shumë e pranishme në vajrat esencial  si eukalipti), vitaminë C (që është lapidar kundër radikaleve të lira dhe antioksidant, përdoret si një mënyrë luftimi i synuar për ata të cilët janë nën trajtim kimioterapik sepse ajo sjell përmirësime të rëndësishme sidomos në rritjen e oreksit, ul stresin fizik, lodhjen dhe ndihmon kundër stresit mendor sepse ajo rrit livelin e hekurit në trupin tonë dhe te energjisë që ne marrim nga ushqimi), acid formik (i cili i jep aromën e athët, aftësinë të të qënurit pak gërryes, irritues, konservant dhe antibakterial, kjo përdoret gjithashtu në profume), acid citrik (është dizifektues, mban livellin e aciditetit dhe atë të trashësisë së lëngut, përdoret shumë në gatim ëmbëlsirash dhe në pastrimet e shtëpisë), hesperidin (ka aktivitet antioksidant, capillarotropic domethën që zvogëlon pėrshkueshmėrinė dhe brishtshmėrinė e mureve tė kapilarëve, mbron venat e gjakut, antiflogjistik, hipokolesterolemik ul kolestrolin në gjak, hipotensiv ul pressionin), acid malik ose acid frutik (kjo është e rëndësishme sepse zbërthen ushqimin në energji për trupin tone dhe në elementë të tjera që përmban ai,rrit rezistencën, lufton sëmundjet reumatike, antiinfiamator, parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe i jep shijen e hidhur) dhe pektina (të cilat janë fibra të tretshëm shumë të rëndësishëm për zorrët tona, por nëse merren tepër mund të shkaktojnë gazra dhe diarre).
Ky lëng përdoret për dhimbje barku, në rast të vjellash ose mund ta hidhni në çajin tuaj të preferuar për të rritus livelin e vitaminave!
  
                                        

Commenti