Avokado: një frut aziatik për një lëkurë metropolitane!
Avokado: një frut aziatik
për një lëkurë metropolitane!
Avokado është një frut aziatik nga i
cili nxirret nëpërmjet shtrydhjes së ftohtë një vaj i pasur me vitaminë E, karotenoidë (provitamin A), fitosterol që e bëjnë këtë
vaj shumë të thithshëm dhe të pranuar nga lëkura jonë dhe për këtë
arsye është ideal për lëkurët atopike,
të thatë, të dëmtuar dhe të pajeta! Gjithashtu mund të përdoret për fëmijët në rast acarimi nga bebelina!
Gjithashtu ky vaj është shumë i rekomanduar
veçanërisht për efektin si ngadalësues i plakjes të pa pashmangshme! Për
fat të keq ky vaj nuk këshillohet për
lëkurën të yndyrshme sepse çon në rritjen formimit të sebos, megjithatë mund ta përdorni këtë maskë
edhe ju por më rrallë!
Më poshtë ju
tregoj një maskë që është e lehtë për tu
përgatitur pa humbur vlerat efektive
dhe më pak e shtrenjtë!
Ju uroj një lexim të
këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Hiqni
Lëkurën dhe bërthamën e frutit dhe kësaj mase i hidhni
1 lugë çaji limoni
1 lugë çaji vaj jojoba.
Kjo masë aplikohet në fytyrën e pastruar, e lënë
për të pushuar për 10-15 min. dhe
pastaj laheni me ujë të ngrohtë duke
shmangur zonën rreth syve dhe buzëve.
Commenti
Posta un commento