Të rruhesh në një mënyrë Eco!




Pothuajse të gjithë meshkujt heqin mjekrën kush pljesërrisht e kush komplet! Disa e bëjnë vetë dhe disa vazhdojnë të frekuentojnë berberët, një punë shumë e bukur dhe fisnike që fatkeqësisht po largohet shumë nga jeta jonë, kjo për shkak të  çmimit, të stilit të jetesës tonë të shpejtë dhe të modës gjë që meshkujt jo gjithmonë e pranojnë!

Me këtë artikull ju propozoj një sapun rruajtje të thjeshtë për tu përgatitur, ekologjik dhe  jo-agresiv për lëkurët e ndjeshme dhe me një çmim të ulët përveç faktit që për përgatitjen e këtij produkti nuk keni vrarë as një peshk!

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

Përdorni

60 g pluhur ose sapun të grirë sapun Marseille për fytyrën të një cilësie të mirë në të cilën shtoni
2-3 lugë vaj bajameje dhe
 Ujë aq sa duhet pastaj
10 gram vaj esencial livandoje ose të një tjetëri që keni në shtëpi duke i kushtuar vëmendje pikave sepse ekzagjerimi i sal është toksik dhe kjo vlen për të gjitha rastet në të cilat përdorni vaj esencial.

Formohet një brum që tenton të ngurtësohet. Kjo vihet në një enë prej xhami, e cila mundësisht duhet të jetë prej xhami të errët, si për shëmbull një kavanoz i një kremi të mbaruar. Përdoret duke aplikuar furçën e lagur mbitë produktit dhe pastaj në fytyrën e pastruar.
Konservimi është 2-3 muaj!

Nëse jeni prerë nuk ka asnjë problem përdorni pjesëne brëndshme të Aloe vera ose Acumen Rocca e cila laget me ujës dhe pastaj e përdorni në pjesën e prerë kështu bëni shërimin dhe dezinfektimin!


Commenti

Post più popolari