Përgatitja e lëkurës për një ngjyrë naturale!


Përgatitja e lëkurës për një ngjyrë naturale!

Ardhja e stinës të mirë ose llambat artifiçiale, veçanërisht në dimër dhe mbi të gjitha ndryshimet e klimës, bëjnë që të ndryshojnë gjithashtu dhe nevojat e lëkurës tonë! Nëse në fillim ishte një must vetëm ngjyra tani është edhe ushqimi dhe për fat të keq edhe korrigjimin i shënjave të lëna nga një ekspozim ndaj diellit ose llambat e papërshtatshme. Për fat të keq, tregu luan shumë me këtë problem dhe me kouperosën sepse ato janë shumë të ngjashme, të veçanta dhe të vështira për tu trajtuar!
Unë ju propozoj disa maska ​​të thjeshta dhe të dobishme që do të jenë shumë të efektshme me pak durim dhe këmbëngulje!
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!



1. Luleshtrydhet jo vetëm në tavolinë, por edhe në fytyrë!

Luleshtrydhet përmbajnë taninat, mucilaxhin, vitaminat dhe kripërat minerale. Mucilagat janë shumë të rëndësishme pasi ato shkojnë për të ushqyer lëkurën pa e ngarkuar atë ose duke e bërë atë me pak shkëlqim në rastin kur ajo është e yndyrshme. Këto së bashku me përbërësit e tjerë bëjnë që lulushtrydhet të kenë vetiushqimore, astringente, diuretike dhe anti-radikal të lirë.
Përdorni:
3-4 luleshtrydhe të përziera ose shtypura me gjethe, shtoni
2 luge kafeje mjaltë akacie sepse nuk jep alergji dhe është i lehtë për t'u përdorur,
1 vezë të bardhë e rrahur mirë dhe pastaj
2 lugë vaj bajame të ëmbël dhe nëqoftëse e keni lëkurën të thatë ose vaj jojoba (dylli jojoba) nëqoftëse e keni lëkurën të përzier / me vaj.
Aplikoni këtë në fytyrë ose në pjesën e prekur për 20-30 min. dhe pastaj shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni dy herë në javë.
Luleshtrydhja është një frut që nuk rekomandohet për diabetikët, për ata që vuajnë nga ekzema, koshere dhe në rastet e alergjisë me këtë frut!



2. Karrota nuk ka stinë!

Karrota është perimja më e përdorur nga njeriu! Përmban vitaminë C, B1, B2 dhe mbi të gjitha carotene dhe provitamin A, kalium dhe shumë elementë gjurmë; por një substancë shumë e rëndësishme është daucarina është zgjerus i venave, pastaj depërton në dermis dhe ushqen epidermën!
Më poshtë po ju tregoj se si të përgatitni maska ​​të thjeshta, të lehta, të lira dhe mbi të gjitha efektive!

KARROTA e freskët: Grini 2 karrota larë me lëkurë nëse këto nuk janë të trajtuara kimikisht dhe kështu bëhet një kataplasëm domethënë aplikojnë kjo masë në fytyrë dhe e lëmë derisa ajo të thahet. Përsëritet dy herë në javë. Sipas dëshirës, mund të shtoni 1 kastravec për ta bërë atë më freskuese.
KAROTA e zjerrë ose me avull: Shtypni 1 karotë të përgatitur me avull ose të zjerrë me një pirun, shtoni 1 lugë çaji mjaltë akacieje, përzini ujë dhe niseshte në sasi të barabarta për të bërë një pastë. Aplikoni atë për 20-30 minuta dhe pastaj shpëlajeni.



3. Ujë tonik kundër shënjave me kamomil dhe limon!

Përdorni
1 gotë ujë të distiluar (ai që përdorim për hekurin)
½ limon sepse jep shkëlqim
 2 lugë çaji kamomil
Vendoseni të gjitha në një shishe xhami të errët dhe aplikoheni në fytyrë me pambuk pas pastrimit të fytyrës përpara se të shkoni në shtrat. Si shishe, unë ju këshilloj të ricikloni një shishe vaj ulliri të mbaruar pa gjurmë të vajit (shtohet ujë i nxehtë dhe bikarbonat, shkundni mirë dhe më në fund shpëlajeni).

Commenti