Betula dhe mëllaga na ndihmojnë për provat e verës!
Më në fund erdhi vera !! Koha e mirë na bën që të ndryshojmë
veshjet dhe si rezultat I kësaj të përballemi me peshën duke u konfrontuar me
kujdesin e treguar gjatë dimrit. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse pesha
e marrë në dimër është ajo më e vështira për tu humbur, sepse trupi jonë i njeh
si formë magazine kështu të vështirë për tu humbur.
Më poshtë ju këshilloj një trajtim diuretic të
thjeshtë dhe efektiv sidomos për ata që vuajnë nga hipertensioni,
hiperkolesterolemia prandaj nuk rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga
hipotension! Është e vështirë për të rekomanduar një bimë diuretike për ata që
vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut, sepse këtu duhet të marrin në konsideratë
faktorët që shkaktojnë këtë hipotension kështu që për ata që janë të interesuar
ju lutem të më kontaktoni kështu që mund të diskutojmë dhe të gjejmë bimën më
të përshtatshme ...
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë
u dëgjofshim së shpejti!
Betula: Pema e nefritit!
Vetitë e saja janë nga përmbajtja e glycosideve, betuloside,
betulina, rrëshirë, betulalbina, acid betulalbic, një vaj esencial që përmban
salicilatet metil, saponin dhe tannin që e bëjnë këtë astringent, acid
nikotinik, flavonoide, substanca antibiotike me një aktivitet të lartë
antibakteriale , vitaminë C dhe sheqerna që nuk janë veçanërisht të rrezikshme
për diabetikët megjithatë këshillohet apinoini I mjekut specialist!
Ajo është quajtur kështu në të kaluarën, për vetitë e saj diuretike.
Përveç kësaj, besohej që nëse një pacient që vuante nga reumatizma flinte në
një krevat i bërë me degët e saj ai shërohej menjëherë !!
Pjesët më të
përdorura janë
gjethet si çaj ose si tinturë (për të luftuar sëmundjene
mishit, kolesterol të lartë, cystit, artrit, reumatizëm, diuretik, astringent, mund
të përdoret si një tonik për të pastruar lëkurën e yndyrshme),
lëvorja e trungut ( zierje e saj është e dobishme për
të luftuar ethet dhe temperaturën, ndihmon tretjen e ushqimit, kundër rrënjes së
flokëve bëhet një locion duke përzier këtë lëng rreth një filxhan çaj me një
lugë vaj ulliri dhe kjo përdoret si locion me të cilin fërkojmë rrënjën e
flokëve ndërsa për lëkurën është e dobishme për të luftuar celulitin këtu
përziehet ky lëng gati të një filxhan çaj me 2 lugë miell oriz për ta bërë më të
lehtë për tu hapur në lëkurë ose pët të bërë larje në rast yndurne).
Infuzioni në këtë rast përgatitet nga valmi i një litër uji që
mbas e kemi hequr nga zjarri hedhim 40g gjethe të thata dhe e lëmë të pushojë për
10 minuta. Më vonë kjo filtrohet dhe ky ujë është pihet gjatë ditës në mes të
vakteve dhe përpara orës 17 mbasdite, sepse më vonë ajo është "e
dëmshme" për të fjetur sepse është diuretike!
Kjo është bërë për një javë! Në javën tjetër pihet
çaji bimor me Mëllagën që përgatitet në të njëjtën mënyrë e kjo bëhet për të
rivendosur në normë disa vlera, veçanërisht për lëkurën që e vuan këtë kullues!
Mëllaga: Një mjalt për lëkurën!
Përdorimi i mëllagës është shumë e vjetër, me të
vërtetë ajo është gjetur në kohën romake dhe greke dhe është ende një nga bimët
medicinale më të shitura!
Vetitë e saja janë të lidhura me komponentët, si zamkë
(substanca që përfshijnë ujin dhe lirimin e tij në përputhje me nevojat që ne
kemi për ujë), potasium (shtojcë e shkëlqyer në rastin e djersitjeve të tepërta
apo diarre, atëherë kur ne humbasin lëngje ), oksalatet e kalciumit, vitaminat
dhe pektinat.
Infuzion dhe zierja e lëvores së trungut përdoren në rast të
kapsillëkut (këtu zamka bën që të rritet sasia e ujit në feçe e ti zbus),
acarim të ulcerës të gojës, acarim të stomakut, të zorrëve dhe të veshkave (në
këtë rast zamka krijon një pengesë mbrojtëse duke sjellë gjithashtu një
rigjenerim të zonës së dëmtuar)! Ajo mund të përdoret edhe në rastet e kollës
dhe gëlbazëve, në rast të konjuktivit të syve ose inflamacionet e syrit duke
bërë në këtë rast një të larë me infuzion e fletëve të saj!! Nëse shtohet në
ujin e banjës, ajo ka një efekt zbutës në lëkurën e irrituar, të djegur ose
kouperozë!!
Nuk duhet të harrohet si një perime në tavolinë kështu
në sallata ose risotto duke shfrytëzuar parqet tona ose fushat!
Për përgatitjen e çajit bimor vendosim të ziej 1 litër ujë mbasi
ajo është hequr nga zjarri shtojmë 40g gjethe të thara Mëllage dhe e lëmë të
pushojë për 10 min. më vonë filtrohet dhe pihet gjatë ditës deri në 17 pasdite
sepse më vonë rrezikoni të mbeteni pagjumë sepse është diuretikët Pijeni për 1
javë duke u alternuar ma betulën për një muaj gati!
Commenti
Posta un commento