Krem me karafil për një lëkurë të thatë dhe të ndjeshme!





Gjatë ndryshimit të stinave lëkura e trupit ndryshon duke u bërë më e ndjeshme, por mbi të gjitha më e thatë dhe më pak elastike ku kjo e fundit është shumë e rëndësishme për ta mbajtur gjithmonë të ri livelin e lëkurës! Këtu ju tregoj si të përgatitni një krem ​​të mirë për trupin i cili mund të përdoret para dushit dy tri herë në javë, si edhe një formë relaksi gjatë këtyre ditëve gri dhe të lagështa!

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

Për këtë përdoren:
3 lugë gjelle bollgur që është i pasur me fosfor dhe substanca proteinike, si dhe duke qenë ushqyes  rindërton, zbut dhe freskon lëkurën! Duhet të jetë i situr për të shmangur koklat!
1 lugë gjelle karafili të grirë ose të copëtuar me murtajë; ky vepron si një konservant dhe si një antiseptik
3 lugë gjelle vaji të ëmbël bajameje i cili ka veti zbutëse, elastike, freskuese dhe anti-inflamatore të dobishme në këtë stinë.

Kjo përzierje vendoset në një enë qelqi të errët dhe përdoret para dushit për shëmbull gjatë kohës që bëni shampon, masazhohet në lëkurën e lagur dhe pastaj shpëlahet.

Commenti