Shampo me dafinë për të gjithë llojet e folkëve!



Kur shkojmë për të blerë një shampo, ne harxhojmë shumë kohë për të  lexuar etiketën që shumë shpesh i mbështetet jo vetëm intuitës sonë, e cila ndikohet nga reklamat dhe nga këshillat e jashtme, por edhe nga imazhi dhe nga çmimi, duke menduar se një çmim relativisht i lartë është një indeks i një cilësie të mirë, gjë që fatkeqësisht jo gjithmonë është e vërtetë, për të mos thënë që në shumicën e rasteve çmimi përfshin shumë më pak se kualitetin, por markën, kostoja e tregut dhe shumë aspekte të tjera si për shembull nëse produkti është organik ose fairtrade etj.

Unë do t'ju tregoj përgatitjen shtëpiake të një shampo me disa përbërës, të thjeshtë dhe shumë efektiv siç bëhej nga gjyshet tona! Përdorimi i sapunit Aleppo është shumë i rëndësishëm sepse është me origjinë bimore dhe çmimi i saj ndryshon nga përqindja e esencës së dafinës! Zakonisht rekomandohet për flokët përqindja minimale 10-15% sepse është neutrale, por nëse doni ju mund provoni 25% ose 50% që do të ishte më e mira
Dafina është një bimë e pasur me vajra esenciale në fakt ajo ishte e shenjtë për romakët dhe grekët që e konsideronin atë pemën e Perëndisë Apollo i cili ka qenë gjithmonë një simbol i lëvdisë!
(Për të ditur më shumë rreth dafinës lexoni artikullin "Dafina për këmbë pa djersë e erë jo të këndshme! ” ose shkruani në motorin e kërkimit të blogut në fjalën kërkuese! Faleminderit!)

Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

Përdoren:
50 g sapun Aleppo i grirë që shkrihet në
300ml ujë të nxehtë dhe e lëmë të vlojë për 4-5min dhe pastaj shtojmë
50ml çaj kamomil për flokë të verdha dhe të brishta
Ose 50ml infuzion me rozmarinë për flokët me vaj dhe me zbokth
Ose 50ml infuzion hithre (në qoftë se ju është avancuar në përgatitjen e locionit kundër rrënjes së flokëve) për flokët që tentojnë të këputen dhe të bien.
E lëmë të ftohet dhe pastaj e hedhim në një kavanoz ose enë të vjetër të një shampo të mbaruar. Kjo përdoret brenda 3-4 muajsh si një shampo normale.

Commenti