Thoini Stop teshtimave dhe dhimbjes të grykës! Echinacea, trëndafili I egër dhe kërpudhat do të jenë arma juaj!
Pas një vere të
gjatë me teprime dhe netë pa gjumë, ka ardhur koha që të kthehemi në ritmet
normale për të përballuar kështu më mirë dimrin. Për këtë na vjen si ndihmë
vjeshta duke na krijuar "rezervat" tona mbrojtëse. Kjo është arsyeja
përse mendova të shkruaja për bimë që njohim dhe që i gjejmë pothuajse në çdo farmaci
bimore.
Këtu dua të shtoj
që sidomos në këtë periudhë duhet të rrisim marrjen e vitaminës D jo vetëm të
vitaminës C. Vitamina D, duke pasur parasysh ekspozimin e pakët ndaj diellit, ulet
në përqendrim në trupin tonë. Përveç burimeve shtazore (si mëlçia e merlucit,
peshqit dhe djathërat jo të staxhionuar të qumështit) kemi edhe ato bimore si
kërpudhat tona të bukura champignon. Ngjyra e tyre e bardhë u jep edhe aftësi mbrojtëse
të mushkërive.
Ju uroj një lexim
të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Echinacea
angustifolia.
Ekzistojnë disa lloje të kësaj bime të bukur
ndër të cilat ne kryesisht përdorim atë angustifolia (emri angustifolia gjethe
shumë të ngushta). Ajo përdorej nga indianët amerikanë kundër kafshimeve të
gjarprit, etheve dhe plagëve që ishin të vështira për tu trajtuar. Emri ka
origjinë nga bratea që mbron lulet,
echinos në greqisht do të thotë iriq.
Ajo përmban vajin
e saj esencial, echinacoside (fenol të cilit i detyrohen vetive anti-bakteriale
dhe anti-viral), echinacin (një polisakaride, sheqer shumë i madh), inulin
(fibër i tretshëm që mbron florën tonë të zorrëve), fitosterole (vajra bimore),
acide yndyrore .
Integriteti i
lëkurës është shumë i rëndësishëm sepse ajo është pengesa e parë kundër hyrjes
së mikroorganizmave patogjenë. Këtu Echinacea vepron me acidin jialuronik të
pranishëm në lëkurën tonë, duke rritur nivelin e tij dhe duke formuar një
kompleks polisakarid (të sheqernave) në kolagjenit e indeve të lidhjes dhe të
substancës intersticiale (ajo që gjendet midis një indi dhe tjetri) .
Duke vepruar
kështu, në rast të një kontakti me mikroorganizma patogjenë nuk ka degradim të
acidit jialuronik por ai rritet në nivel. Ky aktivitet (i shpjeguar në një
mënyrë shumë të thjeshtë dhe jo shumë "shkencore") quhet veprim
antijaluronidazica. Për këtë arsye ekstrakti i Echinacea përdoret gjithashtu në
kozmetikë jo vetëm për proceset infektive të lëkurës (aknet, plagët, psoriasi,
ekzemë) por edhe në zvogëlimin e rrudhave, për trajtimin e shenjave të lëkurës
të thatë ose të plasaritur. Prania e pjesës polisakaridike (echinacin) i jep një
aktivitet kortizonik kështu që nëse merret në të njëjtën kohë me bakteret e
acidit laktik ajo përmirëson mirëqenien e zorrëve. Prania e inulinës e bën atë
të papërshtatshëm për gratë shtatzëna.
Përgatitni një
dekot duke përdorur një lugë gjelle rrënjë të tharë për 200 ml ujë të ftohtë e
cila më pas vendoset të ziejë dhe e lemë në flakë për 5 min. Pas kësaj lëreni
të ftohet për 10 min. Filtroni dhe pini deri në dy gota në ditë për dy javë
rresht.
Trëndafili i egër
(rosa Kanina).
Kjo shkurre e
bukur ka fruta të vogla që janë shumë të pasura sidomos me vitaminë C. Ndër të
tjera ajo përmban Vitaminë P, Provitamina A, acide organike, sheqer të
konvertuar, tanin. Përdoret për të rritur
imunitetin në rastet kur trupi ynë është i dobësuar ose në rastet e diarresë të
fëmijëve të vegjël, anemi, probleme në traktin urinar. Këtu është shumë e rëndësishme
që fryti të vilet sapo të fillojë ndryshimi i ngjyrë në të kuqe sepse nëqoftëse
kalon shumë kohë në pjekje humbet sasinë
e vitaminës C. Për fat të keq edhe koha konservimit ndikuar në mënyrë negative, d.m.th. humbet 50%
e vitaminës në një vit të konservimi edhe sepse në kushte të përshtatshëm.
Përgatitja është
si echinacea. Ashtu si dhe doza.
Commenti
Posta un commento