Aerofaxhia: të përmbajtur apo të lirë?



Aerofaxhia, do të thotë "të hash ajër" dhe kjo është e lehtë! Sa herë që hapim gojën, flasim, përtypim, pijmë, ajri që hyn nuk kalon vetëm në trake, bronket dhe mushkëritë, por edhe gëlltitet, kjo sepse ezofagu dhe trakea janë afër, këtu ndihmon gjithashtu tendenca për të gëlltitur pështymën edhe kur goja është bosh. Ky ajër është fiziologjik se brenda disa kufijve dhe nuk ndihet; por rritja e saj çon në gogësima, fryrje të barkut dhe meteorismi duke rritur rrahjet e zëmrës (takikardi).
Njohja e shkaqeve dhe faktorëve është hapi i parë në parandalimin e shqetësimeve fizike dhe psikologjike. Ilaçi kryesor nuk është që të drejtoheni menjëherë në përdorimin e përgatitjeve farmaceutike me një efekt pro-kinetik, por duhet të modifikojmë sjelljet në lidhje me mënyrat e ushqimit, pijeve, përtypjes dhe gëlltitjes. Në veçanti, është thelbësore:
të hani në një ambjent të qetë, avash, me mendime "zen"
përtypni ngadalë, me gojë të mbyllur dhe mos flisni ndërsa pini ose hani (siç ështe një edukim i mirë)
pini me qetësi dhe me gllënjka të vogla (kjo gjithashtu ndihmon një hidratim të mirë)
hani ulur, në një pozicion të rehatshme, me shpinën drejtë, në mënyrë që ushqimi të kaloj në stomak
bëj dy hapa me qenin pas çdo vakti.
Në çdo rast, nëse këto çrregullime janë shumë të theksuara e të shoqëruara me probleme një të forta gastrointestinale si kapsllëku ose diarre pa ndonjë arsye të dukshme dhe që vazhdojnë për më shumë se disa ditë, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj.
Sidoqoftë, gjithmonë kam pyetur veten për këtë ajër,a është më mirë ta mbash atë (si është në kulturën perëndimore) apo ta shprehësh atë (si është me kulturën orientale)? E kuptoj që këto janë gjeste të pakëndshme, por shumë të dobishme për trupin tonë! Bëjini ato por me mjeshtëri!!!
Një filxhan i mirë çaji me kopër, selino dhe melissa ndihmon për të jetuar mirë me këto "teka" të trupit tonë!
 Në çdo rast, dieta jonë mesdhetare përbëhet nga një dozë e mirë me karbohidrate të thjeshta (si makarona, orizi, drithëra me fibra shumë të tretshëm), fruta të freskëta me lëkurë dhe jo shumë të bëra (të athta), perime (të freskëta dhe me ngjyra) dhe shumë ujë natyral, këto janë një tullë që ndërtojnë mirëqenien e trupit tonë.
Ju uroj një lexim të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!

Kopër e egër:
Për këtë bimë në fitoterapi përdorim kryesisht farat e thara që përmbajnë një vaj esencial balsamik të pasur me anetol dhe fenkon, niseshte, sheqer dhe pektinë. Kjo përbërje aromatike në tërësi ka veti të relaksojnë muskujt e lëmuar dhe si rrjedhimisht të përmirësojnë gjendjen e aerofagjisë, por edhe në raste të ciklit të dobët menstrual duke vepruar kështu si një emmenagog, prandaj përdorimi i saj ndalohet për gratë shtatëzënë. Rekomandohet gjithashtu në rritjen e prodhimit të qumështit (galaktagog), në përmirësimin e kollës të thatë. Shumë studime theksojnë respektimin ortodoks të dozës sepse mund të shkaktojë helmim nga prania e anetolit që polimerizohet në dianetol me veti estrogjenike (rrit hormonet seksuale femërore) të ngjashme me stilbestrolin.
Përgatitni infuzionin duke e lënë të qëndrojë për 5-6 minuta 1 lugë kopër (fara) në 250 ml ujë të valë (një gote uji). Kulloheni dhe konsumoni 1 filxhan çaji para vakteve kryesore.
Selino:
Kjo bimë ka qënë përdor për të larguar fuqitë e së keqes, si dhe një afrodiziak. Fara e saj është e pasura me vaj esencialpërmban sedanin (një substancë aromatike aromatike) fenol, manite, inositol që rrisin aftësinë tretëse dhe thithjen e gazit në stomak. Përmban gjithashtu ftalide të cilat me fitonutrientet kontrollojnë hormonet që rregullojnë presionin e gjakut (trajtimi i hipertensionit). Farat kanë të njëjtën aromë si perimja e freskët por më e theksuar. Selinoja perime e pagatuar nuk tretet lehtë!
Përgatitja është si kopëra e egër.
Melisa (e quajtur edhe bar blete, bar i bletës):
Balsami i melisë konsiderohet si narkotik, por jo toksik. Ai në sasi të vogla mund të shkaktojë mpirje dhe rrahje të ngadalta të zemrës. Kjo bimë është e pasur me vaj esencial (me veti antispazmatike, emenagoge), taninet (karminative), substanca të hidhura (stomakike), muçilaxhini dhe niseshte (tonik). Infuzioni dhe vera e tij përdoren për raste marramendjesh, nervozizëm, stimulimin e oreksit, lehtësimin e tretjes, lodhjen e tepërt. Për përdorim të jashtëm është një stimulues i lëkurës prandaj rekomandohet të shtoni infuzionin e tij në ujin e banjës, ta përdorni atë në locionet e pastrimit të fytyrës, pastrues intim. Në kuzhinë përdoret edhe për aromatizuar uthullën.
Përgatitje është si bimët e tjera, ju duhet vetëm ta pini atë ngadalë (si një cafe). Këshillohet një filxhan çaji të ngrohtë pas ngrënies!

Commenti