Çajra të freskët veror: qetësues dhe gjallërues!
Pas “letargjisë”
së gjatë të imponuar, të gjithë jemi ndier të çorientuar, me një humor më të vështirë
se zakonisht dhe me surpriza të tjera të reja për tu përballur. Një çaj bimor
freskues dhe relaksues në të njëjtën kohë në mbrëmje përpara se të flemë dhe
një tjetër gjallërues në mëngjes do të ishte një alternative ndaj pilulave të
gjumit dhe pirjes të tepërt të kafesë. Do të dëshiroja tju kujtoja të kini
kujdes kundrejt përdorimit të produkteve "mrekulluese" që përmbajnë
alga ose përshpejtues të metabolizmit sepse kanë efekte të dukshme në një afat
të shkurtër kohor por në të njëjtën kohë kanë gjithashtu efekte të dëmshme të
pakthyeshme, veçanërisht për tiroiden. Këto kremra mund të zëvëndësohen me
përdorimin e çajrave në lëkurë (lexoni artikullin “Betulla dhe mëllaga na
ndihmojnë për provat e verës!”).
Ju uroj një lexim
të këndshëm dhe pres komentet tuaja! Mirë u dëgjofshim së shpejti!
Bliri:
Të gjithë e njohim këtë ilaç bimor, ku përdorim lulen e thata. Ato përmbajnë mukozë, thelbi është i pasur me farnesol, glukozide të ndryshme, sheqerna, tanin, substanca të ngjashme me vitamin
Infuzion
përgatitet duke shtuar një lugë supë në një gotë ujë të valë dhe lihet të
pushojë (infuzion) për 10 minuta, duke e trazuar herë pas here. Kulloheni, ftoheni
dhe pijeni.
Nëse dëshironi të
përgatisni një koktej, mbushni format e akullit me këtë çajin bimor dhe ftoini
ato ne konxhelator. Ata shtohen në çajin e ftohtë ... Do të jetë një
alternativë e shkëlqyeshme ndaj pijeve të zakonshme.
Kuriozitet:
Me këtë çaj bimor
mund të bëni kompresa ndaj djegies së diellit ose si një trajtim kullimi ndaj
fryrjes të syvë, si dhe një hidratues për lëkurën e thate, kundër rrudhave.
Xhinko:
Quhet edhe "pema e jetës". Ju me
siguri keni dëgjuar dhe keni lexuar shumë artikuj mbi këtë bimë falë zbulimit
të elementeve thelbësore në luftimin dhe trajtimin e demencës senile, sëmundje
që lidhet me grumbullimin e trombociteve, por ka edhe shumë studime të tjera që
synojnë veti të tjerë si p.sh. jetëgjatësia. Në ilaçin bimor, përdoren gjethe
të thata, të cilat janë të pasura me terpen, flavonoide, karotenoide dhe
antioksidantë të vitaminës C të shkëlqyera kundër radikalëve të lirë,
gjithashtu të dobishëm në parandalimin e efekteve të plakjes nga radikalët e
lirë dhe toksinat. Përgatitja në formën e çajit bimor ka një efekt të lehtë
si vazodilator;
rrit furnizimin e
gjakut dhe të oksigjenit në tru;
ndihmon
mikroqarkullimin periferik (kështu është i dobishëm në prezencë te variçeve,
arteriopati e gjymtyrëve të poshtëm,flebit dhe edemë);
një tonik i shkëlqyeshëm sepse përmirëson dhe
ndihmon përqendrimi dhe kujtesën;
ndihmon kundër humbjes së equilibrit (marrë mëndjes),
dhimbjes së kokës;
mirëqenie të
humorit.
Përgatitni një
infuzion duke shtuar 1 lugë gjelle supë në një 750 ml me ujë të valë, e lëmë të
ftohet për 10 minuta. Mund ta vendosni në frigorifer dhe ta pini edhe këtë të
ftohtë duke përdorur metodën e blirit.
Commenti
Posta un commento